RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

U vihet zjarri dy veturave të komunës së Zveçanit

u-vihet-zjarri-dy-veturave-te-komunes-se-zvecanit

Dy automjete të Komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë.

Djegia e këtyre automjeteve raportohet të ketë qenë e qëllimshme, nga persona deri më tani të panjohur për organet e rendit.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga ky rast, përpos dëmeve materiale.

“Sot në mëngjes rreth orës 01:40, dy vetura-pronë të Komunës së Zvecanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie. Ndërsa të lënduar nuk ka “,tha Elshani.

“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, shtoi ai.

Deri më tani nuk janë dhënë më tepër detaje në lidhje me këtë rast. Duhet përkujtuar që javën e kaluar një shpërthim i fuqishëm u dëgjua tek Liqeni i Ujmanit. Në lidhje me këtë rast nuk ka ende ndonjë të arrestuar.

Related posts

Liderët e Afrikës Perëndimore bien dakord për themelimin e një force rajonale

admin

Von der Leyen në Forumin e Davos: Përgjigjja e BE-së ndaj kërcënimeve të Trump do të jetë e fortë dhe e palëkundur

admin

Britania: Putin nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë

admin