RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Koci thotë se është dhënë strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit

koci-thote-se-eshte-dhene-strishoja-e-gojes-e-nenes-se-faton-hajrizit

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se mostra, strishoja nga nëna e Faton Hajrizit, është dhënë, kërkesë që ia kishin bërë autoritetet në Serbi për identifikimin e trupit të Hajrizit.

Koci i cili është angazhuar nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në Serbi, ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit.

“Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci ditë më parë ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për t’a identifikuar trupin e Faton Hajrizit, duke përmendur pështymën e nënës dhe sekretin prej hundës në mënyrë që të analizohet lidhja gjenetike.

Koci deklaroi se u ka thënë zyrtarëve serb që kjo kërkesë është dashur të bëhej në fillim, sepse sipas tij në këtë kohë është e pa arsyeshme.

“Sot pasdite e pata një kërkesë të re prej policisë serbe po kërkojnë që t’ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës të nënës së Fatonit, për shkak se sipas tyre, po thonë që disa të dhëna nuk po përputhen në atë kontekst diçka i përmendën edhe shenjat e gishtrinjëve”, ka thënë Koci.

Related posts

OBSH: Shpërthimi i lisë së majmunit mund të parandalohet në Evropë

admin

Kërkohet paraburgim për serbin që iu gjetën 107 kilogramë marihuanë

rezart morina

Turqi, me një ceremoni përcillet “treni i mirësisë” me ndihma për Pakistanin

admin