RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite tërhiqet nga lindja e Khan Younis në Rripin e Ga’zës

ush’tria-iz’raelite-terhiqet-nga-lindja-e-khan-younis-ne-rripin-e-ga’zes

Ushtria izraelite u tërhoq nga lindja e qytetit të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ku kreu sulme tokësore për më shumë se një javë, pavarësisht shpalljes së zonës së sigurt, raporton Anadolu.

Sipas banorëve të zonës, edhe pse forcat izraelite janë tërhequr nga lindja e Khan Younis që nga mëngjesi i sotëm, ato vazhdojnë avancimin e tyre në jug të qytetit. Qindra palestinezë, të cilët u larguan nga qyteti për shkak të sulmeve të nisura nga ushtria izraelite më 22 korrik, filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në lindje të Khan Younis që në orët e para të mëngjesit.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu thanë se shumë trupa palestinezë u gjetën në zonat në lindje të Khan Younis. Dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite shkatërroi edhe varrezat në qytetin Beni Suheyla në lindje të qytetit dhe se disa varre ishin gërmuar.

Ushtria izraelite kishte kryer sulme artilerie në rajon disa orë përpara se të tërhiqej nga lindja e Khan Younis. Njësia e Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se gjetën trupin e një gruaje që humbi jetën në sulmin izraelit në një apartament në veri të Khan Younis dhe 6 të plagosur.

Izraeli kreu sulme duke synuar shumë shtëpi në qytet që nga mbrëmja e djeshme dhe imazhet në mediat sociale tregonin se një shkollë u godit në rajonin El Kerara në lindje të qytetit.

– Pretendohet se është goditur Kisha e Shën Porfirit

Trupat e 8 personave u gjetën në rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga ushtria izraelite rreth rrugës “8” në jug të Gazës. Izraeli gjithashtu kreu sulme në pjesët veriore të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët okularë pohuan se ushtria izraelite goditi kishën e Shën Porfirit, ku u strehuan qytetarët e krishterë të zhvendosur të Gazës. Më tej u tha se si pasojë e goditjes së kishës humbën jetën shumë persona.

Related posts

Presidenti francez dhe mbreti i Jordanisë diskutojnë mbi tensionin në Lindjen e Mesme

RTI

Pse mediat britanike nuk mund të raportojmë asgjë për zgjedhjet, deri në mbylljen e qendrave të votimit?

admin

Kurti mbërrin në Austri, pritet me ceremoni shtetërore

admin