RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e Lulzim Fejzullahut, edhe në rigjykim, njëri i mitur dënohet me 10 vjet burgim e tjetri me 9

vrasja-e-lulzim-fejzullahut,-edhe-ne-rigjykim,-njeri-i-mitur-denohet-me-10-vjet-burgim-e-tjetri-me-9

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim të miturin e parë e ka dënuar me 10 vjet burgim kurse të miturin e dytë me 9 vjet burgim për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Aktgjykimi ndaj dy të miturve u shpall të mërkurën nga gjykatësi Adnan Isufi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, në gjykimin e parë, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.

Por, Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e kishte kthyer rastin në rigjykim.

“Betimi për Drejtësi” ekskluzivisht kishte raportuar për dosjen e Prokurorisë ndaj dy të pandehurve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 mars 2024 kishte përpiluar propozimin për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje rëndë” nga neni 173, par.1, pika.1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Related posts

Mijëra veta u mblodhën jashtë ambasadës së SHBA-së në Stokholm për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

admin6

Vjen reagimi i NATO-s: KFOR-i i gatshëm për të ofruar siguri për Kosovën

admin

Sveçla viziton fshatrat në komunat veriore: Qytetarët serbë të Kosovës nuk janë palë e dorës së tretë

admin