RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Obama në fushatë për të ndihmuar Biden në kandidaturën presidenciale 2024

obama-ne-fushate-per-te-ndihmuar-biden-ne-kandidaturen-presidenciale-2024

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama i ka zgjatur dorën Joe Biden për ta mbështetur atë në fushatë deri në vitin 2024, mes qëndrimeve skeptike të partisë së tij.

Me Obamën në krah të tij, presidenti aktual Biden, synon të rikthejë imazhin e tij dhe të fitojë votuesit e rinj, të cilët nuk i mirëpresin aspiratat e tij elektorale duke pasur parasysh moshën e tyre.

Obama po përgatitet pikërisht për të arritur akses tek të rinjtë, me të cilët arrin të flasë të njëjtën gjuhë dhe që vazhdon të frymëzojë.

Vizibiliteti më i madh i ish-presidentit, Obama dhe përkushtimi i tij më i madh synojnë gjithashtu të arrijnë një publik më pak tradicional, i cili, megjithëse i përafërt me vlerat demokratike, nuk shfaq interes për partinë nga e cila nuk ndihet e përfaqësuar. /atsh

Related posts

Turqi, 6 terroristë të DEASH-it vriten gjatë një operacioni antiterrorist

admin

Vrasja me dy faza e palestinezëve në Gaza

admin

Hovenier – Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri, ju jeni parti opozitare e Kosovës së pavarur

Muhamet Ramadani