RTV AHIRETI
Lajme

Osmani për rastin e Faton Hajrizit: Serbia, shtet fashist që edhe në raste të tilla bën pengesë

osmani-per-rastin-e-faton-hajrizit:-serbia,-shtet-fashist-qe-edhe-ne-raste-te-tilla-ben-pengese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me rastin e Faton Hajrizit ka thënë se duhet pritur derisa të ketë përgjigje konkrete pasi siç thotë ajo “kemi të bëjmë me shtet fashist” siç është Serbia që në raste si ky bën pengesa.

Presidentja Osmani ka thënë se ka angazhim nga insitucionet e Kosovës për të zbardhur këtë rast.

“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tonë edhe me institucionet tona. Ju siguroj që të gjitha përpjekjet janë duke u bërë. Thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojë të bëjnë pengesë. Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Osmani.

The post Osmani për rastin e Faton Hajrizit: Serbia, shtet fashist që edhe në raste të tilla bën pengesë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti Erdoğan: Turqia ka dërguar 40 mijë tonë ndihma humanitare në Gaza deri më tani

admin

Trumpi i Holandës dhe problemi i Evropës me populistët

admin6

Pas 8 vitesh ngërç, Parlamenti Europian do të votojë paketën kryesore të migracionit. Ja çfarë përmbajnë 10 projektligjet

admin