RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi i Holandës dhe problemi i Evropës me populistët

trumpi-i-holandes-dhe-problemi-i-evropes-me-populistet

Euroskeptikët e ditëve të sotme, si tërësi, nuk duan të largohen nga BE-ja, në fakt ata duan që të vazhdojnë. Kjo ndodh pjesërisht, sepse u pëlqejnë përfitimet ekonomike në BE. Dhe nëse vazhdojnë të rrisin pushtetin e tyre politik brenda bllokut evropian, ata do të kenë shumë leva për të luajtur në skenën botërore

Rezultati i zgjedhjeve në Holandë e ka zënë Evropën në befasi dhe shumë janë të pasigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Populisti ekstrem Geert Wilders dhe partia e tij e Lirisë (PVV) është duke bërë përpjekje të formojë qeverinë pas fitores së papritur në zgjedhjet kombëtare.

“Sinqerisht mendoj se ky është një moment i Trumpit për holandezët. Gjërat që ndodhën pas fitores së [Donald] Trumpit, ndjenja dhe ndryshimet politike, krejt këto janë të ngjashme”, ka thënë Cathrine de Vries, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Bocconi në Itali.

Wilders dhe PVV-ja kanë fituar 37 nga 150 ulëset e parlamentit, por mbetet e paqartë nëse do të kenë përkrahje të mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Teksa rezultati tregon për fitore të madhe të partive të djathta, qëndrimet e Wildersit kundër islamit, refugjatëve, Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, janë pranuar përtej politikave të qendrës së djathtë të Partisë për Liri dhe Demokraci me kryeministrin në largim, Mark Rutte.

Shtegu më i dukshëm drejt qeverisë për Wildersin është koalicioni me VVD-në, që doli e treta duke fituar 24 ulëse, ndërkaq konservatorët kristianë dolën të tretët me 20 ulëse.

Se si do të duket qeveria e koalicionit të tillë mbetet e paqartë. Do të jetë e shumë e pazakontë për një parti që ka fituar shumicën e ulëseve të lihet jashtë qeverisë. Është e mundur që Wilders të marrë një pozitë që nuk e vë në krye të qeverisë, ani pse kjo do të thotë se atij do t’i duhej të bënte kompromise për platformën e tij politike.

Përtej shqetësimeve fillestare, ka dyshime se çfarë do të thotë fitorja e Wildersit për drejtimin e Holandës dhe politikat evropiane.

Rritja e populizmit evropian nuk është gjë e re. Italia ka qeverinë më ekstreme që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq Sllovakia ka rizgjedhur populistin e krahut të majtë, Robert Ficon, në muajin shtator.

BE-ja në përgjithësi është e mirë në menaxhimin e këtyre liderëve. Në disa raste mund të zbusë ndikimin e tyre duke ofruar karota financiare ose duke ndihmuar në politikat e brendshme, siç është kontrolli i kufijve.

Sidoqoftë, t’i kesh ata brenda shpesh ka gjasa që të çojnë te problemet.

BE-ja zakonisht merr vendime me vota unanime, që do të thotë se secili shtet anëtar ka veto. Kjo lejon këto shtete që të bllokojnë pjesën tjetër të bllokut për çdo vendim, në disa raste bllokojnë krejt buxhetin e BE-së – mbi një trilion euro.

Të kesh dy problematik në klub do të thotë se ata mund të bëhen bashkë. Kjo mund të ndodh në Këshill – që përbëhet nga ministrat dhe liderët e qeverive – dhe në Parlamentin Evropian – në të cilin partitë e djathta dhe të majta nga shtete të ndryshme formojnë aleanca.

E djathta është shumë e mirë në këtë dhe ka ngritur ndikimin në nivelin e Brukselit gjatë viteve të fundit. Kjo është pjesërisht se përse kërcënimet e Wildersit për t’u larguar nga BE-ja mund të mos jetë kokëçarja më e madhe e Brukselit.

Euroskeptikët e ditëve të sotme, si tërësi, nuk duan të largohen nga BE-ja, në fakt ata duan që të vazhdojnë. Kjo ndodh pjesërisht sepse u pëlqejnë përfitimet ekonomike në BE. Dhe nëse vazhdojnë të rrisin pushtetin e tyre politik brenda bllokut evropian, ata do të kenë shumë leva për të luajtur në skenën botërore.

Liderët e tjerë euroskeptikë e kanë uruar Wildersin me shpejtësi dhe plot gëzim.

“Era e ndryshimit ka ardhur. Urime Geert Wilders për fitoren në zgjedhjet holandeze”, ka thënë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban të mërkurën.

“Fitorja u bë sepse njerëzit që refuzojnë shuarjen kombëtare kanë shpresë se do të mbesin gjallë në Evropë”, ka thënë liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marin le Pen.

Edhe nëse Wildersi do ta ketë të pamundur që të realizojë planet më radikale dhe të përmbahet nga Evropa, shqetësimet mbesin nëse suksesi i tij ka efekt në politikat te pjesa tjetër evropiane. Fitoret populiste kanë nxitur ngritjen e partive të djathta.

Shembulli më i dukshëm i kësaj është Franca. Presidenti Emmauel Macron ka abuzuar me retorikën kundër islamit me qëllim që të mposhtet nga Le Pen, ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Konservatore pothuajse nuk njihet pas 13 vjetësh në pushtet dhe këtu ka pasur ndikim BREXIT-i.

Shqetësimet tjera janë nëse Wildersi disi mbetet jashtë qeverisë ose vendos të bëhet martir sesa të marrë postin e kryeministrit. Në Itali kryeministrja Giorgia Meloni nuk ka qenë edhe aq radikale sa kanë pritur njerëzit kur ajo mori pushtetin në vitin 2022 dhe në njëfarë mase është përmbajtur nga BE-ja. Ajo nga të tjerët shihet si mundësi për fitoren e të djathtës në shtetet tjera.

Shpesh ata që nuk marrin pushtetin mund të kenë ndikimin më të madh në politika. Nigel Farage, njeriu që luajti rol të madh në animin e konservatorëve kah e djathta dhe që drejtoi Britaninë drejt largimit nga BE-ja, kurrë nuk ka qenë anëtar parlamenti, lëre më në qeveri. Ai ende vazhdon kërcënimet kundër migrimit.

Në konferencën vjetore të Partisë Konservatore që është mbajtur në fillim të vitit, Farage është lavdëruar si hero nga një numër i madh i delegatëve, ani pse është kërcënimi më i madh për partinë.

Është shumë e vështirë që të parashikohet se çfarë do të ndodhë në bisedimet për koalicionin në Holandë ose se si do të duket qeveria e ardhshme tulipane. Mirëpo, këto rezultate njëmend do ta lëkundin Evropën dhe në të vërtetë është në një territor të ri. /koha

Ja ca info per Geert Wilders

Related posts

Ministri izraelit i drejtohet Bidenit: Nuk jemi yll tjetër në flamurin amerikan

rezart morina

Ish-kryeministri pakistanez Khan akuzohet për terrorizëm

admin

79 vjet nga dëbimi i tatarëve të Krimesë, dhimbja ende e gjallë në kujtesën kolektive

admin