RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana e Kosovës mblodhi 1 miliard euro të hyra

dogana-e-kosoves-mblodhi-1-miliard-euro-te-hyra

Dogana e Kosovës sivjet ka thyer rekordin historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.

Kjo rritje sipas Doganës, përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit.

Dogana ka treguar edhe disa faktorë për mbledhjen e të hyrave rekorde prej 1 miliard euro.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 1 gusht 2024, Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona. Vlen te theksohet se qe nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë:

Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.
Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat.
Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta.
Drejtori I përgjithshem i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi: “Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”

Related posts

Mbi 1,000 punëtorë shëndetësorë kosovarë u punësuan në Gjermani për nëntë muaj

admin

Kreu i OKB-së u bën thirrje vendeve të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve ndaj Huthive

admin

Rritet në 21.300 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin6