RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbahet mbledhja Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Qeveria njofton se çfarë u diskutua

mbahet-mbledhja-keshillit-te-sigurise-se-kosoves,-qeveria-njofton-se-cfare-u-diskutua

Gjatë paradites, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.

Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik.

Related posts

Turqia dënon rritjen e terrorizmit të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

admin

Macron nuk tërhiqet nga reformat në pensione pavarësisht protestave në Francë

Muhamet Ramadani

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

admin