RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Asgjësohen mbi 26 ton mish në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit

asgjesohen-mbi-26-ton-mish-ne-deponin-e-mbeturinave-ne-mirash-te-obiliqit

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26. 022 kg mish.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës.

“Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thuhet në njoftim.

Asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina. I gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.

Related posts

Vdes një person pasi u vetaksidentua në Baicë të Istogut

admin

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane: Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet

admin

Japonia rrit 50 për qind buxhetin për mbrojtjen

admin