RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 39.623 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-39.623-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 39.623 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 304 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 masakra, ndërsa në këto sulme janë vrarë 40 palestinezë dhe 71 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.623, ndërsa i të plagosurve në 91.469.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Asamblistët e Listës serbe pritet të zëvendësohen nga Iniciativa Qytetare në veri të Mitrovicës

admin

Talebanët luftojnë për të ofruar shërbimet që dikur i pengonin

admin

Kurti për NYT: Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

admin