RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja del me njoftim të ri për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë serbë në RKS

mpb-ja-del-me-njoftim-te-ri-per-konvertimin-e-patenteshofereve-ilegale-serbe-ne-rks

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb se bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të konvertimit të patentëshoferëve nga ato jo legale serbe në patentëshoferë të Republikës së Kosovës si dhe kërkesën për zgjatje të afatit konvertim, afati është zgjatur deri me 23 gusht 2024.

Të gjithë qytetarët që posedojnë patentëshoferë të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentëshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente në Republikën e Kosovës.

Që nga data 9 maj me hyrjen në fuqi të këtij vendimi e deri tani, kanë aplikuar 5787 qytetarë nga radhët e komunitetit serb për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.

Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentëshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Related posts

Kosovë, qytetarët raportojnë rritje të tatimit në pronë në vitin 2023

admin

Belgjika do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në gjykatën e lartë të OKB-së

rezart morina

Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainën lindore

admin