RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëriTurqi

Rama bisedë telefonike me Erdogan, lideri turk premton mbështetje në industrinë e mbrojtjes

rama-bisede-telefonike-me-erdogan,-lideri-turk-premton-mbeshtetje-ne-industrine-e-mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me liderin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmi konfirmohet nga agjencia Anadolu, sipas së cilës, dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Zyra e shtypit të presidentit turk, njofton se Erdogan nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk iu referua përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar.

Related posts

Shefi i Pentagonit komunikim në telefon me ministrin rus të Mbrojtjes pas më shumë se 1 viti! Zbardhet biseda, ja çfarë u diskutua

admin

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Muhamet Ramadani

OVL-UÇK – Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

Muhamet Ramadani