RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurteshi: Kishte urdhër politik nga maja e shtetit për vrasjen e Deharit

kurteshi:-kishte-urdher-politik-nga-maja-e-shtetit-per-vrasjen-e-deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në hyrje të Prokurorisë janë vendosur disa pankarta për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar si dhe është kërkuar përgjegjësi e drejtësi për Deharin.

E Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, teksa tha se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vite.

“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, ka deklaruar Kurteshi.

Tutje, Kurteshi, ka deklaruar se ky rast është bërë me urdhër politik dhe inskenim për të fshehur autorët e vërtetë të këtij rasti.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i sulmit të armatosur mbi ndërtesën e Kuvendit te Kosovës, duke fshehur autorët e vërtetë dhe fajësimi i VV-së me qëllime te caktuara politike. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë të VV-së për këtë sulm”, ka thënë Kurteshi.

“Ky arrestim ndodhi për të parandaluar dhe penguar protestën e opozitës më 1 shtator 2016, para parlamentit të Kosovës kundër Demarkacionit. Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, prokuroria dhe Gjykata, ku prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, deklaroi ai.

Related posts

Vala ekstreme e të nxehtit godet Italinë, “alarmi i kuq” në 11 qytete

admin

BE i bën thirrje Izraelit të ndalojë menjëherë sulmet tokësore në Rafah

admin6

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës publikon statistikat e viktimave

rezart morina