RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupet e të drejtave të njeriut padisin Gjermaninë për eksportet e armëve në Izrael

grupet-e-te-drejtave-te-njeriut-padisin-gjermanine-per-eksportet-e-armeve-ne-izrael

Avokatë gjermanë dhe palestinezë për të drejtat e njeriut kanë ngritur një padi në një gjykatë administrative të Berlinit, duke kërkuar pezullimin e licencave të eksportit të lëshuara nga qeveria gjermane për dërgesat e armëve në Izrael, transmeton Anadolu.

Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR) me seli në Berlin njoftoi se padia është në emër të pesë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës, anëtarët e familjes të të cilëve janë vrarë gjatë sulmeve me raketa izraelite.

“Një parakusht themelor për një politikë të jashtme gjermane, të bazuar në rregulla dhe të orientuar ndaj të drejtave të njeriut, është respektimi i ligjit në vendimmarrjen e saj. Gjermania nuk mund të qëndrojë besnike ndaj vlerave të saj nëse eksporton armë në një luftë ku shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar janë të dukshme”, tha Wolfgang Kaleck, sekretar i përgjithshëm i ECCHR-së.

Kaleck theksoi se në padinë e tyre i bëjnë thirrje gjykatës që si pjesë të masave të përkohshme të pezullojë licencat e eksportit të lëshuara nga qeveria gjermane për dërgesat e armëve në Izrael.

Padia pretendon se ka arsye për të besuar se Gjermania nuk po përmbush dhe po shkel detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar në përputhje me aktin gjerman të kontrollit të armëve të luftës ‘Kriegswaffenkontrollgesetz’.

Me lëshimin e licencave të eksportit për armët e luftës të kërkuar nga Izraeli, veprimi ligjor pretendon shkelje sipas Qëndrimit të Përbashkët të BE-së për Kontrollin e Eksporti të Armëve, Traktatit të Tregtisë së Armëve, Konventës së Gjenocidit, Konventave të Gjenevës dhe ligjit të të drejtave të njeriut.

Padia thotë se armët e luftës, për të cilat Gjermania po jep licenca, po përdoren për të vrarë dhe zhvendosur civilët, për të shkatërruar infrastrukturën civile në Gaza, si dhe për të kontrolluar dhe kufizuar transferimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në vitin 2023, Gjermania lëshoi një licencë për eksportin në Izrael të 3 mijë armëve antitank, por një kërkesë për 10 mijë fishekë municionesh precize 120 mm për tanket izraelite është ende në pritje.

Një numër i madh i komponentëve të tjerë, si motorët për tanke, janë licencuar dhe eksportuar gjithashtu, duke e bërë Gjermaninë ofruesin e dytë më të madh të armëve në Izrael pas SHBA-së.

Related posts

Analiza/ Pse BE-ja nuk sanksionon politikanët e korruptuar dhe kush janë vendet që e kundërshtojnë propozimin

admin

Papa Françesku u kërkon artistëve ”ti japin zë” varfërisë në botë

rezart morina

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

admin