RTV AHIRETI
Lajme

Gjendja në pikë-kalimet kufitare, kolona të gjata në Merdar

gjendja-ne-pike-kalimet-kufitare,-kolona-te-gjata-ne-merdar

Sipas raportit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare në Kosovë kanë një situatë të qetë, me kohë pritjeje të shkurtra prej 3-5 minutash.

Megjithatë, situata ndryshon në pikë kalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Në Merdar automjetet përballen me kohë pritjeje prej 40-50 minutash në dalje dhe kolona të gjata deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë pritjet në dalje të kësaj pike kufitare janë 30 minuta ndërkaq kolona e automjeteve arrin 120 metra.

Në pikat e tjera kufitare, nuk raportohen kolona të gjata dhe koha e pritjes mbetet minimale.

The post Gjendja në pikë-kalimet kufitare, kolona të gjata në Merdar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Grupi terrorist PKK/YPG sulmon një xhami në veri të Sirisë

admin

Forcat izraelite rrëmbejnë të paktën 11 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Përendimor

admin

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

admin