RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania vendos – Ukraina e lirë t’i përdorë ar’mët britanike në tokën ruse

britania-vendos-–-ukraina-e-lire-t’i-perdore-ar’met-britanike-ne-token-ruse

Forcat ukrainase mund t’i përdorin armët britanike në tokën ruse kur mbron veten, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Një zëdhënës në ministri ka thënë se Ukraina ka një “të drejtë të qartë të vetëmbrojtjes kundër sulmeve të paligjshme të Rusisë… që nuk përjashton operacionet brenda Rusisë”.

“Ne e bëjmë të qartë gjatë procesit të dhurimit se pajisjet duhet të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar ai, raportoi BBC.

Megjithatë nuk nënkupton përdorimin e të gjitha armëve. Raketat antitank, artileria, automjetet e blinduara dhe armët e tjera britanike mund të shihen në tokën ruse gjatë luftimeve.

Por, raketat me rreze të gjata, “Storm Shadow”, të Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten jashtë përdorimit përtej kufijve të Ukrainës.

Related posts

Siria nis nxjerrjen e naftës nga fushat e rikthyera nga YPG-ja

RTI

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë e pensionistë

Hevzi

SHBA mohon pretendimet se Kina po krijon bazë spiunazhi në Kubë

Muhamet Ramadani