RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takimi Osmani-Escobar, theksohet nevoja urgjente për heqjen e barrikadave në veri

takimi-osmani-escobar,-theksohet-nevoja-urgjente-per-heqjen-e-barrikadave-ne-veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Presidentja Osmani me këtë rast ka shprehur falënderimin për mesazhin e qartë të SHBA-së të shprehur dje, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX-it në Kosovë.

“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se Osmani ka potencuar se sulmet ndaj institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë.

Në takim me emisarin Escobar, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.

“Në takim u diskutua se si të avancohen edhe më tej raportet mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, dhe në veçanti kërkesën e Presidentes Osmani të bërë në qershor 2022 për fillimin e dialogut strategjik në mes dy shteteve, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”.

Related posts

Avokatët algjerianë paraqesin “kallëzim penal” në GJNP për veprimet e Izraelit në Gaza

admin

Gjermani, 1 në 6 qytetarë nuk ia dalin dot financiarisht

rezart morina

Opozita në Shqipëri paralajmëron përshkallëzim: Ngujim ose grevë urie

rezart morina