RTV AHIRETI
Lajme

Kryeministri Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt

kryeministri-kurti-i-propozon-osmanit-qe-zgjedhjet-parlamentare-te-mbahen-me-2-shkurt

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Presidencë propozimin e tyre se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e LVV-së, mirëpo nuk bëri të ditur se cila është data e tyre e preferuar që vendi të shkon në zgjedhje.

Megjithatë është mësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar datën 2 shkurt, si datën më të mirë që qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Data 2 shkurt, është propozuar vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin konsultativ që kishin mbajtur me presidenten Osmani, kishin propozuar datën 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që kishte pasur me liderët e subjekteve politike kishte pohuar se janë brenda afatit të konsultimeve dhe se ligji parashikon katër data të mundshme për zgjedhjet: 26 janar, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurt, pasi zgjedhjet mbahen vetëm të dielave.

Ndryshe, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë deklaruar se përgatitjet intensive për zgjedhje do të nisin sapo të caktohet data.

The post Kryeministri Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

5 të vrarë nga goditjet me thikë në qendrën tregtare në Sydney

admin6

FOTO+EMRAT/ Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se vranë policin në Serbi, njëri ishte arratisur nga burgu

admin

Presidenti i Italisë shpërndan parlamentin, zgjedhjet e parakohshme caktohen për 25 shtator

admin