RTV AHIRETI
Lajme

Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

perurohet-objekti-i-ri-i-gjykates-ne-gjakove,-kurti:-shtylle-e-rendesishme-e-drejtesise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kurti pas përurimit të objektit të ri, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë, jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën.

Kurti ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.

Tutje, ai ka treguar se për këtë objekt janë investuar rreth dy milionë euro dhe se ndërtimi i tij ka filluar në 2015.

The post Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Siria: Pesë të vdekur nga një sulm izraelit në Damask

admin

Hamasi tregon “fleksibilitet” për armëpushim, Izraeli ngurron

admin6

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 296 e lu’ftës

admin