RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ga’za në 48 orët e fundit është përballur me su’lme të pamëshirshme

okb:-ga’za-ne-48-oret-e-fundit-eshte-perballur-me-su’lme-te-pameshirshme

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), njoftoi se ushtria izraelite në 48 orët e fundit ka kryer sulme të pamëshirshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Louise Wateridge, zyrtarja e komunikimit e UNRWA-së në Gaza, në një deklaratë për BBC Radyo 4 Today tha: “Rripi i Gazës është përballur me bombardime dhe sulme në mënyrë të pamëshirshme në 48 orët e fundit”.

“Zonat në Gaza të cilat u emërtuan si humanitare disa ditë më parë, janë bërë tashmë vija e parë e sulmeve ushtarake. Palestinezët në Rripin e Gazës vetëm shpresojnë të mbijetojnë natën mes bombardimeve intensive”, shtoi Wateridge.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 janë vrarë 40.139 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, ndërsa janë plagosur 92.743 persona të tjerë.

Nën rrënoja njoftohet se ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

Related posts

Takimi për Sirinë do të mbahet në Moskë më 15-16 mars

rezart morina

Baykar i Turqisë planifikon prodhimin e një droni të ri luftarak ajror “të një niveli tjetër” – VIDEO

admin

OBI do të mbajë takim të jashtëzakonshëm për masat kundër sulmit ndaj Kuranit

admin