RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarja e OKB-së thotë se vd’ekja është e vetmja gjë e sigurt për njerëzit në Ga’za.

zyrtarja-e-okb-se-thote-se-vd’ekja-eshte-e-vetmja-gje-e-sigurt-per-njerezit-ne-ga’za.

Vdekja duket të jetë “e vetmja gjë e sigurt” për 2.3 milionë palestinezët në Gaza, pa asnjë mënyrë për t’i shpëtuar sulmeve izraelite, thotë një zyrtare e OKB-së, duke rrëfyer dëshpërimin në rritje në të gjithë territorin.

“Ndihet sikur njerëzit presin vdekjen. Vdekja duket të jetë e vetmja gjë e sigurt në këtë situatë”, tha Louise Wateridge, një zëdhënëse e UNRWA, për agjencinë e lajmeve AFP nga Gaza.

Për dy javët e fundit, Wateridge ka qenë në Gaza, duke dëshmuar krizën humanitare, frikën e vdekjes dhe përhapjen e sëmundjeve ndërsa lufta vazhdon.

“Asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt. Është absolutisht shkatërruese. Ne po përballemi me sfida të paprecedentë sa i përket përhapjes së sëmundjeve, sa i përket higjienës. Një pjesë e kësaj është për shkak të rrethimit të imponuar nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Related posts

Microsoft: Grupet iraniane kanë rritur aktivitetet e tyre kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA

admin6

Kurti ndan vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë

admin

Izraeli i urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis, shenjë e nisjes së një ofensive ushtarake

admin