RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: Qeveria Kurti po e ndikon partneritetin e Kosovës me ShBA-në

hovenier:-qeveria-kurti-po-e-ndikon-partneritetin-e-kosoves-me-shba-ne

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier , ka deklaruar se Amerika mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve sfiduese të qeverisë së saj, të cilat tha se po e ndikojnë partneritetin e vendit me SHBA-të.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët SHBA.

“Ashtu siç tha zëdhënësi i DASh-it, qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë.“Por, edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tashme mbesin më pak pozitive sesa do të kishim shpresuar, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës mbetet po aq i fortë si gjithmonë”, tha Hovenier.

Ambasadori këto komente i bëri pas nënshkrimit të grantit nga presidentja Osmani në vlerë prej 34.5 milionë dollarë me USAID-in.

Hovenier më tej tha se ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshjeje për të ofruar afro 35 milionë dollarë për popullin e Kosovës e thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës, por jo domosdo edhe për ndonjë qeveri të caktuar.

“Megjithatë, e di, që ky manifestim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, apo veprimet politike të asaj qeverie”, tha Hovenier.

Duhet theksuar se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, por edhe paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit kanë bërë qe marrëdhëniet me SHBA-të të jenë mjaftë të “acaruara”.

SHBA-të dhe BE-ja kanë kërkuar nga Kosova që hapja e urës të bëhet në kuadër të dialogut dhe jo tani.

Related posts

Presidenti Erdoğan diskuton situatën në Gaza me homologun egjiptian

admin

Turqia, dëme të drejtpërdrejta prej 25 miliardë dollarësh nga tërmetet

rezart morina

Përmbytjet në Derna: katastrofë natyrore apo neglizhencë e njeriut

rezart morina