RTV AHIRETI
Shëndetësi

A duhet të konsumojnë mjaltë diabetikët?

a-duhet-te-konsumojne-mjalte-diabetiket?

Nga ana ushqimore, 1 lugë gjelle mjaltë (21 gram) përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, përfshirë fruktozën, glukozën, maltozën dhe saharozën. Era, ngjyra dhe shija varen nga llojet e luleve të vizituara nga bletët. Ka një sërë përfitimesh nga konsumimi i mjaltit, por gjithsesi duhet të konsumohet në masë të vogla. Në të gjitha rastet kur përmendet vlerat e tij, duhet të keni parasysh që bëhet fjalë vetëm për mjaltin bio, të pa përpunuar.

Mjalti me cilësi të lartë është i pasur me antioksidantë

Mjalti me cilësi të lartë përmban shumë antioksidantë të rëndësishëm. Këto përfshijnë acide organike dhe përbërje fenolike si flavonoidet. Shkencëtarët besojnë se kombinimi i këtyre përbërjeve i jep mjaltit fuqinë e tij antioksiduese. Antioksidantët ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmeve në zemër, goditje në tru dhe disa lloje të kancerit.

Mjalti është “më pak i keq” sesa sheqeri për diabetikët

Provat për mjaltin dhe diabetin janë të shumëllojshme. Nga njëra anë, studimet tregojnë se mund të zvogëlojë disa faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës të zakonshme tek njerëzit me diabet të tipit 2. Për shembull, mund të ulë kolesterolin “e keq” LDL , trigliceridet dhe inflamacionin ndërsa rrit kolesterolin “e mirë” HDL. Sidoqoftë, disa studime kanë zbuluar se ai gjithashtu mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak. Ndërsa mjalti mund të jetë pak më i mirë se sheqeri i rafinuar për njerëzit me diabet, ai ende duhet të konsumohet me kujdes. Njerëzit me diabet duhet të minimizojnë të gjitha ushqimet me karbohidrate të larta.

Mjalti ndihmon gjithashtu në përmirësimin e kolesterolit

Nivelet e larta të kolesterolit LDL janë një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës. Ky lloj kolesteroli luan një rol të madh në aterosklerozën, grumbullimin e yndyrave në arteriet tuaja që mund të çojë në sulme në zemër dhe goditje në tru. Disa studime tregojnë se mjalti mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit tuaj.

Related posts

Studim i ri/ Ngrënia e domateve zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës

admin

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund të transformojnë trurin tuaj, ja pse ky zakon ndryshon gjithçka

Hevzi

Dietat me proteina të larta mund të çojnë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve të rënda

admin