Ideja e pirjes së vezës mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por vezët konsiderohen një prej ushqimeve më të plotfuqishme kundër plakjes.
Përfitimet e pirjes së vezëve të pa gatuara janë të larmishme.
Sfida qëndron tek gjetja e vezëve organike, pra të prodhuara nga pula që janë ushqyer në fusha, në ferma natyrale.
E vërteta është se gjatë gatimit, vezët humbasin disa ushqyes të nevojshëm për trupin.
Veza ofron një spektër të gjerë përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.
Përfitimet e pirjes së vezës
-Veza përçon shumë energji për organizmin.
-Ajo tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.
-Nga të dhënat e Agroweb.org, pirja e vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.
-Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrash cilësore.
-Vezët e pa gatuara janë të tej mbushura si me proteina ashtu edhe me yndyra të mira.
-Pirja e dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme.
–Vezët organike përmbajnë edhe niacin, riboflavin, biotinë, vitamina A dhe E, magnez, kalium, fosfor, mangan, hekur, jod, bakër, zink dhe sulfur.
Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D që për disa ekspertë është më e rëndësishme edhe se vitamina C.
Përfitimet potenciale që vijnë nga pirja e vezës përfshijnë:
-Përmirësimin e funksioneve të trurit
-Përmirësimin e ekuilibrave hormonalë
-Përshpejtimin e metabolizmit
-Djegien e yndyrave
-Forcimin e muskujve
-Rigjallërimin e organizmit
-Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
-Përmirësimin e funksioneve të mushkërisë
-Forcimin e flokëve dhe thonjve
Zbutjen e njollave të lëkurës.
Sa duhen konsumuar?
-Sistemi imunitar do të reagojë menjëherë ndaj vezëve.
-Do të ndiheni më energjikë dhe në formë.
-Mund ta provoni me një vezë çdo ditë për një javë dhe më pas të rrisni dozën me dy.
-Vezët mund t’i përzieni me qumësht.