RTV AHIRETI
Shëndetësi

A janë të dëmshme perimet e ziera dhe si të ruani lëndët e tyre ushqyese

a-jane-te-demshme-perimet-e-ziera-dhe-si-te-ruani-lendet-e-tyre-ushqyese

Perimet e ziera janë më të këndshme për t’u ngrënë sesa perimet e gjalla dhe mund të jenë më të lehta për t’u tretur. Edhe pse për disa perime, gatimi mund t’i shtojë lëndët ushqyese, ka disa perime të tjera të cilave këto vlera iu zbehen. Dhe kjo varet nga mënyra e gatimit që ju zgjidhni…

Shumë prej jush pyesin nëse zierja e perimeve është e shëndetshme dhe cilat mënyra të gatimit janë më të mira për ruajtjen e lëndëve ushqyese. AgroWeb.org ju njeh më tepër rreth kësaj pyetjeje më poshtë në artikull.

A janë të shëndetshme perimet e ziera?

Pavarësisht se cilën mënyrë zgjidhni për t’i gatuar perimet, përmbajtja e lëndëve ushqyese ka të ngjarë të ndryshojë. Një faktor që duhet të merrni parasysh është nëse perimet kanë lëndë ushqyese të tretshme në yndyrë apo në ujë.

Sipas ekspertëve, vitamina C dhe vitaminat B si folati, tiamina, riboflavina, acidi pantotenik e kështu me radhë, treten më mirë në ujë. Kjo do të thotë që gjatë zierjes, këto lëndë ushqyese do të përhapen në ujë dhe vetë perimet do të ruajnë më pak lëndë ushqyese pas gatimit.

Disa nga perimet e pasura me vitamina të tretshme në ujë janë kërpudhat, patatet e ëmbla, spinaqi, brokoli dhe specat.

Kur funksionon zierja e perimeve?

Nëse zieni perime në ujë ose lëng mishi dhe lëngun do ta përdorni në supë, kjo mundëson marrjen vlerave nëpërmjet lëngut ku ato u zien. Një nga përfitimet e zierjes është se nuk kërkon yndyrë gjatë gatimit. Ky mund të jetë një opsion më i shëndetshëm për këdo që përpiqet të reduktojë yndyrnat.

Metodat e gatimit për të ruajtur lëndët ushqyese

Në përgjithësi, metodat e gatimit të perimeve ku temperatura është minimale, sasia e ujit është e pakët dhe koha e përgatijes e shkurtër, do të mundësojë më shumë lëndë ushqyese.

Metodat përfshijnë gatimin në:

Mikrovalë

Avull

Skuqje

Pjekje

Përfundimi

Është e vërtetë se zierja e perimeve mund të reduktojë një pjesë të lëndëve ushqyese.

Por, nëse zierja është metoda juaj e preferuar, nuk është e nevojshme ta shmangni atë me çdo kusht.

Perimet janë një pjesë e rëndësishme e një regjimi ushqimor të ekuilibruar, ndaj duhet të gjeni një metodë gatimi që funksionon më mirë për ju.

Related posts

Problemet me zorrët mund të jenë shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit

rezart morina

5 llojet e frutave të ngrira që ndihmojnë me diabetin

rezart morina

​5 simptoma të sulmit të vogël në tru që nuk lehtë për t’u njohur

RTI