RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A ka bazë tesbih namazi?

a-ka-baze-tesbih-namazi?

Pyetja:

A mund të na flisni më shumë rreth namazit tesbih?

***

Përgjigjja:

Kemi folur shumë herë rreth këtij namazi. Pak prej selefëve e kanë praktikuar dhe shumica e dijetarëve të selefit e kanë bërë daif hadithin për këtë namaz.

Andaj është më mirë të fokusohemi tek falja e namazeve obligative dhe atyre sunet, por edhe nafile në përgjithësi nëse kemi kohë dhe hapsirë dhe ta lëmë këtë namaz.

Ai person që dëshiron të shtoj edhe më shumë dhe të shijoj kënaqësinë e namazit dhe vetmimit me Allahun atëherë le të fal namaz nate. Allahu thotë në Kuran: “I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” (Sexhde, 16)

Dhe vazhdon Allahu duke thënë në ajetin vijues: “Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” (Sexhde, 17)

Prandaj kush dëshiron të afrohet tek Allahut, të ngritet tek Ai në grada të larta, le të fal namaz nate (kjo natyrisht pas kryerjes së namazeve farz). Dhe kush dëshiron ta ketë dritë natën e varrit, dhe kush dëshiron ta ketë dritë në Ditën e Gjykimit le të fal namaz nate, qoftë edhe vetëm dy rekate.

Dr. Shefqet Krasniqi

Related posts

A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij?

admin

Ai që vdes duke mos i bërë shok Allahut a do të hyjë në Xhenet, nëse ka kryer mëkate të mëdha?

admin

Cilat janë format më të mira për dhënien dhe kthimin e përshëndetjes së selamit?

rezart morina