RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet festimi i Vitit të Ri kalendarik?

a-lejohet-festimi-i-vitit-te-ri-kalendarik?

Pyetja:

Akush nuk mund ta mohojë faktin se rituali festiv i vitit të ri përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i mbushur me paganizma, rite dhe mëkate që bien ndesh kryekëput me fenë islame. Por pyetja ime qëndron në faktin se a mundet dikush që ta festojë apo përjetojë vitin e ri i zhveshur nga qëllimi (nijeti) i përngjasimit me jobesimtarët dhe larg mëkateve të rënda që bëhen në të? Po kështu a lejohet urimi i tij po mbi principin paraprak dhe së paku a lejohet që për mirësjellje t’ua kthejmë urimin atyre që na e urojnë atë?

***

Përgjigja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Koha dhe vendi janë veç dy rrethanorë të ngurtë që nuk bën të madhërohen përveçse kur i ka madhëruar sheriati (ligji islam).

Së pari: Festimi i vitit të ri është i ndaluar për muslimanët, pasi ai përbën përngjasim me jobesimtarët dhe është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islame

Festimi i vitit të ri është padyshim jolegjitim (i ndaluar për muslimanët), pasi ai përbën qartazi përngjasim me jobesimtarët (jomuslimanët), duke qenë se rituali i tij festiv i përket traditave të veçanta të jobesimtarëve dhe duke qenë se ai spikat karakteristika dhe rite të tyre të veçanta për ta. Po kështu dihet me siguri fakti se rituali festiv i vitit të ri është i tejmbushur me paganizma, rite dhe mëkate të rënda që bien ndesh kryekëput me fenë islam.

Më konkretisht, argumentet e fuqishme që mbështesin mendimin e saktë juridik islam ndalues të festimit të vitit të ri janë si vijon:

Argumenti i parë: Origjina pagane romako-persiane e vitit të ri

Dita e Vitit të Ri, përkon më 1 janar, dita e parë e vitit në kalendarin modern Gregorian / Julian. Në Romën parakristiane nën kalendarin Julian, dita iu kushtua Janusit / “perëndisë së portave dhe fillesave”, sipas të cilit është emërtuar edhe Janari; por sipas almanakëve (fermerëve të lashtë romakë), Juno / “perëndeshë e lashtë romake, mbrojtëse dhe këshilltare speciale e shtetit” ishte hyjnia tutoriale (kujdestare) e muajit Janar.

Argumenti i dytë: Simbolet pagane dhe e mbinatyrshmja në festën e vitit të ri

a. Bredhi i vitit të ri

Prej simboleve pagane të pandashme të këtij rituali festiv është edhe bredhi i vitit të ri / krishtlindjeve, që përkon me besëtytnitë pagano-fetare.

b. Baba Dimri / Santa Klausi

Tjetër simbol i pandashëm i ritualit të vitit të ri, është prania e personazhit me fuqi të mbinatyrshme të plakut të vitit të ri (të emërtuar si shenjtori Santa Klaus), hyjnizimi i të cilit spikatet qartë në pretendimin e jetës së tij të mbinatyrshme, njohjen dhe përmbushjen e dëshirave të çdonjërit etj.

Argumenti i tretë: Tejmbushja e vitit të ri me besëtytni.

Së dyti: Festimi i vitit të ri pa bërë mëkate dhe pa qëllimin e jobesimtarëve

Nëse dikush do pretendonte se nuk ka problem të festohet apo përjetohet nga muslimanët rituali i vitit të ri po qe se nuk shoqërohet me mëkate dhe qëllimin e përngjasimit me jobesimtarët ose festimit të festave të tyre që bëjnë në krye të viteve, bazuar në rregullin normativ islam të spikatur në transmetimin autentik profetik “veprat varen tek qëllimet (nijetet)”, të tillit i thuhet se qëllimi në këtë rast nuk merret në konsideratë, bazuar në transmetimet autentike profetike referente që e ndalojnë qartë të tillë gjë.

Së treti: Dispozita e urimit apo kthimit të urimit të vitit të ri

Mendimi i saktë i juristëve muslimanë është se muslimani/ja nuk duhet t’ia urojë tjetrit i pari Vitin e Ri; ndërsa nëse dikush e uron, në varësi të personit dhe situatës, ose nuk i flet fare, ose përçon tek ai këndvështrimin e tij me urtësi, ose kur duhet medoemos t’i kthejë një përgjigje, kjo përgjigje nuk duhet të jetë e njëjtë me sojin e urimit të vitit të ri, porse lypset të jetë në formën e një duaje apo urimi që na vjen për shtat ne muslimanëve, për shembull: “Zoti na bëftë njerëz të hajrit dhe të udhëzuar etj.”.

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi

Related posts

Kam qenë e sëmurë 3 javë dhe nuk kam falur namaz, si ta kompenzojë atë?

admin

Cili është kuptimi i fjalëve “Allahu e mallkoftë atë që ther një kafshë për hir të dikujt tjetër përveç Allahut”?

admin

Si t’i mbrojmë fëmijët tanë nga syri i keq(mësyshi)?

rezart morina