RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A lejohet ndërrimi i gjinisë në islam?

a-lejohet-nderrimi-i-gjinise-ne-islam?

Pyetja:

A lejohet ndërrimi i gjinisë, nëse një femër ose mashkull ka tipare femërore ose mashkullore, kam një shoqe e cila ka të gjitha tiparet, sjelljet, madje ka edhe disa mangësi që nuk i kanë femrat, ajo ka pyetur disa hoxhollarë dhe shumica ia kanë lejuar nderimin e gjinisë madje ka pyetur në disa vende të Gadishullit Arabik dhe kjo gjë ishte e lejuar si e shpjegoni ju këtë..?

***

Përgjigjja:

Ndryshimi i gjinisë në asnjë mënyrë nuk është i lejuar në fenë islame, ngase ky është deformim dhe ndryshim i krijesës së Allahut të Madhërishëm. Ky veprim është haram, ngase vjen si nxitje e shejtanit, për të cilën gjë tregon edhe Kurani. Allahu i Madhërishëm tregon se shejtani ka thënë: “Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi.” (Nisa: 119)

Së këtejmi, nëse një person ka sjellje, ndjenja apo karakter femre, por është mashkull, apo me organe mashkulli, nuk mund të bëjë operacion që të kthehet në femër, dhe as anasjelltas. Kështu unë e kuptoj atë se ka tipare mashkullore apo femërore.

Mirëpo, nëse me tipare është për qëllim diçka tjetër, në fakt fjala është se një person është mashkull dhe ka organe mashkulli të fshehura, ndërkaq ka organe sipërfaqësore femre, por ai nga konstruksioni i trupit është mashkull, në zë, në pamje, në ecje, në fuqi etj, dhe i ka organet e mashkullit, por të fshehura, atëherë lejohet të bëhet intervenim për t’i kthyer gjërat në natyrën e vërtetë, dhe kjo nuk është ndryshim i krijesës së Allahut. Në këtë rast, duhet të bëhet operim që të dalin në pah organet e mashkullit e të eliminohen organet e femrës. Mund të ndodh edhe e kundërta në kuptim të gjinisë.

Nëse kjo është pyetja e juaj, atëherë, me këto kushte dhe sipas këtij shpjegimi lejohet. Por, nëse kjo nuk ka të bëjë fare, por thjesht një vajzë ndihet si mashkull dhe ka sjellje mashkulli, por nuk ka organe mashkulli, atëherë operacioni nuk lejohet të bëhet, sepse bëhet ndrrimi i gjinisë, e kjo nuk është e lejuar. Besoj se këtë nuk ua kanë lejuar as ata hoxhallarë që i keni pyetur. Jam i bindur se ata ua kanë lejuar intervenimin në rast se bëhet fjalë për prezencë të organeve të dyfishta, dhe karakteri, sjellja e konstruksioni i trupit e determinojnë gjininë e vërtetë.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Related posts

A do të ketë në Xhenet beqarë?

admin

A i lejohet gruas të martuar ta përdor spermën e një burri të huaj për të mbetur shtatzënë, nëse burri i saj është steril?

admin

A duhet t’i zgjojmë nga gjumi familjarët për namaz edhe kur nuk na thonë?

admin