RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

A vlen e njëjta ndalesë për lizing siç vlen për kamatë?

a-vlen-e-njejta-ndalese-per-lizing-sic-vlen-per-kamate?

Pyetja:

A vlen e njëjta ndalesë për lizing siç vlen për kamatë?

***

Përgjigjja:

Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit!

Blerja e veturës me lizing në sheriat konsiderohet e njëjtë sikurse blerja e saj me kredi kamatore. Pra, është e ndaluar. I vetmi dallim në këtë transaksion është se dallon hipotekimi, ku tek kredia e zakonshme merret si hipotekë një pronë apo pasuri, çfarëdo qoftë ajo, kurse te rasti i lizingut, vetë automjeti konsiderohet hipotekë, dhe nëse dështon pagesa nga ana e konsumatorit, atëherë konfiskohet vetura. Pra, në aspektin e pagesës dhe kamatës nuk kanë ndonjë dallim. Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani

The post A vlen e njëjta ndalesë për lizing siç vlen për kamatë? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Related posts

Çfarë është “nemime” dhe cili është dënimi për të?

admin

Mos lejoni që zemërimi të lëshojë rrënjë në zemrën tuaj

admin

A lejohet tregtia me thonjët artificial?

admin