RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AAK e Nisma zyrtarizojnë koalicionin

aak-e-nisma-zyrtarizojne-koalicionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemorakte, kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media, ku krerët e dy partive Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

Haradinaj tha se ky koalicion po zyrtarizohet pas bisedave disa mujorëshe.

“Kemi arrit marrëveshje koalicioni parazgjedhor. Në diskutimet tona të gjata e të disa muajshe kemi vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbet i papërfaqësuar e në raste të caktuara edhe i luftuan prej atyre që është dashtë me u përkujdes”, tha Haradinaj.

Këto dy parti kanë pasur koalicione edhe në të kaluarën.

Ai tha se ky koalicion do të zgjerohet.

“Ky bashkim pra do të zgjerohet edhe me partnerë tjerë politik dhe jo politik që ta ndryshojmë qeverisjen në vend”, tha Haradinaj.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se do të jenë alternativ serioze për qytetarët.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë në bashkimin e forcave që duan ta shohin ndryshme pozicionin e vendit. Ne vijmë fuqishëm për të ndryshuar dinamikën e opozitëbërjes dhe për të kaluar në një alternativë serioze për qytetarët e Kosovës”, tha Limaj.

Related posts

OBI bën thirrje për sanksione ndaj ministrit izraelit pas vizitës në Xhaminë Al-Aksa

admin

Të paktën 17,000 fëmijë në Gaza të ndarë nga familjet

admin6

“Turqia nuk do të lejojë ekzistencën dhe aktivitetet e asnjë grupi terrorist në rajon”

admin