RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autoriteti Palestinez: Izraeli po zhvillon luftë gjithëpërfshirëse gjenocidale kundër popullit palestinez

autoriteti-palestinez:-izraeli-po-zhvillon-lufte-gjitheperfshirese-gjenocidale-kunder-popullit-palestinez

Autoriteti Palestinez deklaroi se “seria e vrasjeve” të kryera nga Izraeli çdo ditë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor është një luftë gjithëpërfshirëse gjenocidale kundër popullit palestinez, transmeton Anadolu.

“Izraeli e ka tërhequr gjithë rajonin në dhunë dhe shkatërrim me të gjitha llojet e mjeteve si vrasje, masakër, shkatërrim, sekuestrim të tokave palestineze, sekuestrim të pasurive palestineze, ndërtim vendbanimesh kolone dhe terrori i kolonëve hebrenj”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Presidencës Palestineze Nabil Abu Rudeyne.

“Seria e vrasjeve të kryera nga ushtria izraelite çdo ditë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, e fundit prej të cilave është vdekja e katër palestinezëve në Tulkerim dhe tre në Nablus, është një luftë gjithëpërfshirëse gjenocidale kundër popullit palestinez”, tha Abu Rudeyne, duke theksuar se Izraeli i ka kryer këto krime nën hijen e heshtjes “së papranueshme” të bashkësisë ndërkombëtare dhe se kjo situatë e ka tërhequr rajonin në zjarr.

Duke deklaruar se SHBA-ja, duke mbështetur Izraelin, është përgjegjëse për përshkallëzimin e sulmeve të Izraelit, Abu Rudeyne i bëri thirrje Washingtonit që të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar sulmet.

Mëngjesin e sotëm, tre palestinezë u vranë në një sulm nga forcat izraelite ndaj një automjeti në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor dhe katër persona u vranë në një sulm me mjet ajror pa pilot në një kamp refugjatësh në qytetin Tulkerim.

Related posts

Konferencë ndërkombëtare në Hagë për Ukrainën, më shumë se 40 vende kërkojnë që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore

admin

Kalifornia e tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme me armë

admin

Gazetari norvegjez: Skeleti i foshnjës tremuajshe ishte pamja më e tmerrshme që pashë gjatë luftës në Kosovë

rezart morina