RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AAK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale

aak-ja-e-dorezon-ne-kushtetuese-ligjin-per-pagen-minimale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Ky ligj i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

Kjo për shkak se Ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.

Tahiri: Ligji për pagën minimale është mashtrim, sot s’ka pagë nën 260 euro

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se Kushtetuesja do ta trajtojë ankesën e paraqitur nga partia e tij.

Ai në konferencë ka treguar për tri çështjet e adresuara lidhur me ligjin.

“Në kërkesën tonë për vlerësim i kemi adresuar tri çështje. E para, këshilli ekonomik-social që përcaktohet në Ligjin e punës dhe që nuk është konsultuar për pagën minimale, tregon shkeljen flagrante që Qeveria e ka bërë. E dyta, është diskriminimi i palëve të cenueshme. E treta, lidhet me veteranët, rast që është eklatant jo vetëm shkelje por lidhet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka shtuar se Qeveria ka mashtruar me këtë ligj.

“I bëjë pyetje kryeministrit dhe ministrit të Financave se kush e ka sot pagën 260 euro. Ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka pagë nën 260 euro në sektorin privat dhe publik. Është mashtrim i radhës. E dyta, lidhet me dinjitetin e veteranëve, me të drejtat e njeriut për kategoritë e cenueshme”.

Related posts

Putin dhe al-Assad diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe pasojat e tërmetit – VIDEO

rezart morina

Kina vendos një satelit në orbitën hënore

RTI

Lajçak sot në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

rezart morina