RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata e Bashkëpunimit Islam dënon sulmin ndaj Kuranit në Suedi

organizata-e-bashkepunimit-islam-denon-sulmin-ndaj-kuranit-ne-suedi

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) ka dënuar sulmin ndaj Kuranit para Ambasadës së Irakut në Suedi, transmeton Anadolu.

Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Hussein Ibrahim Taha, në një deklaratë me shkrim dënoi aktin provokues. Ai shprehu zhgënjimin e thellë që autoritetet suedeze vazhduan të lejojnë akte të tilla pavarësisht nga pasojat e rënda të këtij akti të neveritshëm.

Taha iu referua deklaratës së mbledhjes së jashtëzakonshme të Bordit Ekzekutiv të OBI-t të mbajtur më 2 korrik, se “veprime të tilla provokuese janë në kundërshtim me frymën e neneve 19 dhe 20 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë me pretekstin e lirisë së shprehjes”.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve suedeze “të mos lejojnë grupet dhe individët ekstremistë, në mënyrë që akte të tilla të rrezikshme provokuese të mos përsëriten”.

Salwan Momika me origjinë nga Iraku, i cili dogji Kuranin më parë në Suedi, dje përsëri ka fyer fenë islame duke marrë Kuranin dhe flamurin irakian nën këmbët e tij para Ambasadës së Irakut në Stokholm.

Related posts

Kurti i kërkon ndihmë Turqisë për ndërtimin e një linje të re ajrore Kosovë-SHBA

admin

Raporti zbulon rrjetin ushtarak të FETO-s para tentativës për grusht shteti të vitit 2016

Hevzi

Sulm me bombë në një bankë private në Afganistan, 3 të vrarë dhe 12 të plagosur

admin