Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se presin që vendi të ketë një sezon rekord turistik këtë vit.
Sipas tij, në dy muajt e parë të këtij viti, vendi i tij ka arritur një numër rekord të fjetjeve në akomodime kolektive dhe se ky numër është për 45% më i lartë sesa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Me 177 mijë qëndrime brenda natës kemi 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik. Jemi krenarë për rezultatet që kjo Qeveri e Malit të Zi po arrin në çdo hap”, ka shkruar ai në Facebook. /koha