RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

“Nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin në Srebrenicë”

“nuk-do-ta-harrojme-kurre-gjenocidin-ne-srebrenice”

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka përsëritur se gjenocidi në Srebrenicë nuk guxon të harrohet kurrë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, kësaj njolle të zezë në historinë e njerëzimit, përkujtojmë vëllezërit dhe motrat e vrara boshnjakë. Kurrë nuk do ta harrojmë”, ka shkruar në një postim në Twitter ministri Çavuşoğlu.

Sot do të varrosen edhe 50 viktima të tjera të gjenocidit në Srebrenicë.

Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës-Potoçari, deri më tani janë varrosur gjithsej 6.671 viktima të gjenocidit të kryer nga ish-Ushtria e Republika Srpska nën komandën kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mladiq ndaj boshnjakëve në vitin 1995 në Srebrenicë.

Related posts

Presidenti Erdoğan kërkon vëmendjen e botës mbi krimet e luftës së Izraelit

rezart morina

Mediat: Hamasi kërkon lirimin e tre udhëheqësve të lartë palestinezë

admin6

Ne paralajmëruam SHBA-në për zgjerimin e konfliktit thotë Hamasi

rezart morina