RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abazoviq ndihet i kërcënuar nga strukturat kriminale

abazoviq-ndihet-i-kercenuar-nga-strukturat-kriminale

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar të dielën se udhëheqësi i saj, Dritan Abazoviq është në shënjestër të strukturave kriminale në këtë vend dhe se mund të ketë “një lloj hakmarrje ndaj tij për arrestimet e fundit”, shkruan gazeta “Vijesti”.

Abazoviq informoi drejtuesit e policisë se grupet e afërta me oficerin e arrestuar të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) Petar Lazoviq dhe babanë e tij Zoranin, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e shohin atë si fajtorin kryesor për arrestimin e tyre dhe se po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.

Ndërkohë, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Mal të Zi ka kërkuar veprime urgjente nga institucionet shtetërore për të përcaktuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga strukturat kriminale.

Në komunikatën e këtij dikasteri qeveritar thuhet se “prioriteti kyç i kësaj qeverie është sundimi i ligjit, si domosdoshmëri e integrimit të plotë në BE”.

“Dhe kryeministri Abazoviq është personi që padyshim i jep vrullin dhe vulën më të madhe”, thuhet në komunikatën e Ministrisë të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Mal të Zi. /koha

Related posts

Osmani – veteranëve: Ligji për Pagën Minimale ndodhet ende në Kuvend

rezart morina

OKB anulon votimin: Vendbanimet izraelite ‘pengesë’ për paqen

rezart morina

Pesë palestinezë u vranë gjërsa forcat izraelite sulmuan kampin e Bregut Perëndimor

admin