RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abazoviq: Vendimi për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk është kundër Serbisë

abazoviq:-vendimi-per-ta-mbeshtetur-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-nuk-eshte-kunder-serbise

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendimi për ta përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk ishte vendim kundër Serbisë.

Abazoviq po raporton në Komisionin Parlamentar të Malit të Zi për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar, Miodrag Lekiq, ka thënë se Qeveria duhet ta ketë praktikë të informojë për vendimet e saja.

Është thënë se ambasadorja e Malit të Zi në Këshill të Evropës, Bozhidarka Kruniq, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kruniq kishte njoftuar se ka votuar, sipas udhëzimeve të Qeverisë.

Abazoviq ka thënë se politika e jashtme e Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se “shteti ka ndjekur politikë të përgjegjshme dhe konsistente”.

“Nuk do të habitesha që po të votonim kundër, të thirrej një seancë dëgjimore. Atëherë do të ishte diçka e justifikueshme. Kam dëgjuar fjalë për mostransparencë. Votimi është bërë në Komitet, Qeveria nuk ishte atje, por ambasadorja. A kanë mendime të ndryshme anëtarët e Qeverisë. Shumica prej tyre, në fakt të gjithë, pranuan në fillim se Mali i Zi ka një politikë të jashtme konsistente. Mali i Zi votoi së bashku me 33 shtete tjera për. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do ta ndalojë tjetrin, nëse dikush dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi është më i madh. Ajo reflektohet në bashkëpunim dhe stabilitet rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë vendet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Abazoviq, raporton “Vijesti”.

Abazoviq ka insistuar se votimi është shtyrë disa herë dhe se vendimi përfundimtar nuk ishte kundër Serbisë.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë mënyrë, ne zhvillojmë politikë të qëndrueshme. Ky nuk është vendim i marrë në seancat e Qeverisë. A ishte dikush i interesuar se si u votua në iniciativën për gjendjen e të drejtave të grave në Afganistan? Ne po kërkojmë që në dialog të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mendoj se ishte në atë kontekst”, tha Abazoviq.

Related posts

Kurti takohet me shefin e BE-së: Kosova, e përkushtuar të kryejë reformat e nevojshme për anëtarësim në BE

rezart morina

Më shumë se 230 artistë në Francë bënë thirrje për njohjen e shtetit pa’lestinez

RTI

Hamasi: Nuk ka bisedime për shkëmbimin e pengjeve para armëpushimit të plotë në Gaza

rezart morina