RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Nuk ka bisedime për shkëmbimin e pengjeve para armëpushimit të plotë në Gaza

hamasi:-nuk-ka-bisedime-per-shkembimin-e-pengjeve-para-armepushimit-te-plote-ne-gaza

Lëvizja Hamas ka deklaruar se grupet e rezistencës palestineze kanë marrë “vendim kombëtar” duke përjashtuar bisedimet me Izraelin për një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve para armëpushimit gjithëpërfshirës në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Hamasi në platformën “Telegram” tha se ky vendim varet nga një ndërprerje gjithëpërfshirëse e luftës në Rripin e Gazës.

Dje, shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, mbërriti në Kajro në mes të përpjekjeve egjiptiane për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re të shkëmbimit të pengjeve midis grupit palestinez dhe Izraelit.

Gjatë një pauze humanitare njëjavore në Gaza muajin e kaluar, Hamasi liroi 81 izraelitë dhe 24 të huaj të në këmbim të 240 palestinezëve, përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë.

Pothuajse 130 izraelitë po mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të kryer nga grupi palestinez më 7 tetor.

Që atëherë, Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë, duke lënë të vrarë afër 20 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe të plagosur të paktën 52.586 të tjerë.

Related posts

Pamjet e reja tregojnë ke’qtrajtimin e të bu’rgosurve pa’lestinezë në bu’rgun iz’raelit

Muhamet Ramadani

“S’mund ta lejoj këtë hipokrizi dhe armiqësi!”- Netanyahu akuza Spanjës: Urdhërova largimin e tyre nga forca për Gazën! Në vend të regjimeve terroriste, sulmojnë shtetin e Izraelit, s’janë partnerë!

admin

Irani pretendon se ka rrëzuar një avion mbështetës amerikan C-130 në Isfahan

RTI