RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas dhe presidenti tunizian biseduan për dhunën izraelite ndaj palestinezëve

abbas-dhe-presidenti-tunizian-biseduan-per-dhunen-izraelite-ndaj-palestinezeve

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe ai tunizian Kais Saied u takuan në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas dhe Saied zhvilluan një takim në Arabinë Saudite ku po qëndrojnë me rastin e Samitit të 32-të të Ligës Arabe.

Abbas e informoi presidentin tunizian për zhvillimet e fundit në Palestinë si dhe u diskutua për dhunën e Izraelit ndaj popullit dhe vendeve të shenjta palestineze.

Të dy presidentët diskutuan për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Saied rikujtoi se Palestina dhe Tunizia kanë lidhje të forta. “Çështja palestineze do të vazhdojë të jetë çështja kryesore e të gjithë arabëve”, shtoi Saied.

Ai theksoi se dhuna kundër popullit palestinez duhet të ndalet përfundimisht.

Sot në Xheda të Arabisë Saudite po mbahet samiti i 32-të i liderëve të Ligës Arabe.

Related posts

Diplomati bullgar pritet të drejtojë “Bordin e Paqes” për Gazën

RTI

Opozita në Shqipëri e akuzon Ramën për mospërkrahje të Kosovës

admin

Zjarri pyjor në “zonën e përjashtimit” të Çernobilit vazhdon për të tretën ditë

Irfan Jahiu