RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas: Marrëveshja e Mekës mund të jetë pikënisje për stabilitetin dhe sigurinë rajonale

abbas:-marreveshja-e-mekes-mund-te-jete-pikenisje-per-stabilitetin-dhe-sigurine-rajonale

Marrëveshja e Mbrojtjes së Përbashkët e Mekës mund të jetë pikënisje për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, tha të mërkurën presidenti palestinez Mahmoud Abbas.

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme. Shpresoj që të jetë pikënisje për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe mbrojtjen e interesave të umetit mysliman”, tha Abbas në një konferencë të përbashkët për media me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara.

Abbas tha se ai dhe Erdoğan zhvilluan bisedime “shumë të rëndësishme dhe produktive” për zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se u dakorduan për forcimin e dialogut dypalësh.

Ai tha se një paqe e drejtë mund të arrihet vetëm përmes përfundimit të pushtimit dhe krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor të pushtuar si kryeqytet.

Abbas tha se arritja e këtij objektivi në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Iniciativës Arabe për Paqe është e rëndësishme.

“Falënderoj presidentin Erdoğan dhe Türkiyen vëllazërore për mbështetjen e tyre për të drejtat tona dhe çështjen e popullit palestinez”, tha ai.

Abbas gjithashtu falënderoi Türkiyen për ofrimin e ndihmës humanitare për Gazën, pritjen e studentëve palestinezë dhe trajtimin e pacientëve dhe të plagosurve.

Related posts

Policia ruan të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Malishevë

Muhamet Ramadani

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli “nuk do të largohet kurrë” nga Rripi i Gazës

Muhamet Ramadani

Meloni: Ka nevojë për një Evropë më të guximshme

admin