RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dhe Izraeli diskutojnë për situatën e fundit në Gaza

shba-dhe-izraeli-diskutojne-per-situaten-e-fundit-ne-gaza

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin dhe ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant zhvilluan bisedë telefonike në të cilën diskutuan për Gazën, kufirin Izrael-Liban dhe Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se Austin dhe Gallant kanë biseduar në telefon.

Gjatë takimit u diskutua për sulmet e Izraelit në Gaza, mbështetja për një zgjidhje diplomatike në kufirin Izrael-Liban dhe stabiliteti në Bregun Perëndimor.

Austin nënvizoi dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza.

Gallant nga ana tjetër i shprehu ngushëllime sekretarit Austin për vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë në sulmin ndaj bazës ushtarake të SHBA-së në Jordani.

Related posts

Autoritetet financiare në SHBA mbledhin 1.3 miliardë dollarë taksa të papaguara

admin

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ IKD bën bilancin: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

admin

Filipine, rritet në 19 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Irfan Jahiu