RTV AHIRETI
Lajme

Abdixhiku: Nuk mund të ketë qeveri të pakicës

abdixhiku:-nuk-mund-te-kete-qeveri-te-pakices

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk mund të ketë qeveri të pakicës, prandaj edhe nuk u formua një koalicion ndërmjet partive opozitare.

Në një konferencë për media, Abdixhiku shprehu preferencën e LDK-së që të shkohet në zgjedhje.

“Përveç se jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989, në Kosovë vendosë shumica. LDK-ja e rithekson se në demokraci, pakica nuk mund të vendosë për shumicën” ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, pakica, gjithnjë duke iu referuar opozitës, nuk ndan buxhetin, nuk mund të bllokojë e as zvarritë procesin e formimit të qeverisë, ashtu siç do të duhej të funksiononte një demokraci.

“Kur s’ka shumicë, vendi duhet t’i kthehet qytetarit, sovranit” shtoi Abdixhiku.

Ai ka thënë se sjellja e LVV-së është “marre politike”.

The post Abdixhiku: Nuk mund të ketë qeveri të pakicës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Polonia regjistroi 30 mijë përpjekje për hyrje të paligjshme nga Bjellorusia në vitin 2025

RTI

Azerbajxhani: Grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët, operacioni antiterrorist u ndal

Muhamet Ramadani

Ukraina paralajmëron Perëndimin: Rusia po përgatitet për një ofensivë të re

admin