RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku zbulon pikën e mosmarrëveshjes me Kurtin: Nuk u dakorduam për çështjen e presidentit

abdixhiku-zbulon-piken-e-mosmarreveshjes-me-kurtin:-nuk-u-dakorduam-per-ceshtjen-e-presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se një nga pikat kryesore ku nuk është arritur dakordim në bisedimet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë çështja e presidentit të vendit.

Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku tha se LDK ka kërkuar që në një marrëveshje të mundshme politike t’i takojë e drejta për të propozuar kandidatin për president, mirëpo për këtë nuk është arritur pajtim.

“Është çështja e presidentit. LDK ka shpresuar që presidenti të propozohet nga LDK, pastaj emrat të diskutohen. Në këtë pikë nuk ka pasur dakordim”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se oferta që, sipas tij, i ishte bërë partisë në dhjetor nuk është e pranueshme, duke vlerësuar se nuk siguron përfaqësim të dinjitetshëm për LDK-në në një qeverisje të mundshme.

“Oferta e dhjetorit që LDK të marrë vetëm, zv.km dhe ministri, s’është e mjaftueshme dhe s’është e dinjitetshme. S’mund ta trajtojmë e pranojmë. Nëse e doni LDK’në, atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Kryeministri s’na takon, Kryetari i takon LVV’së me Kushtetutë, përfaqësimi i vetëm është një propozim, jo propozim bllanko, dhe presidenti bëhet i gjithë Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Abdixhikut, pikërisht mospajtimet rreth balancës institucionale dhe mënyrës së përfaqësimit në institucionet shtetërore vazhdojnë të mbeten pengesë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Related posts

Shkeljet e të drejtave të konsumatorit mjaft të shpeshta, vetëm këtë fillimvit mbi 500 ankesa

admin

Mediat izraelite: Katari i ka paraqitur Tel Avivit propozim për shkëmbimin e pengjeve në Gaza

Muhamet Ramadani

Rama: Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme, Serbia të detyrohet ta pranojë planin franko-gjerman

Muhamet Ramadani