RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Administrata Biden i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë kufizimet për azilkërkuesit në kufi

administrata-biden-i-kerkon-gjykates-se-larte-te-shfuqizoje-kufizimet-per-azilkerkuesit-ne-kufi

Administrata e Presidentit Joe Biden i kërkoi të martën Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara që të refuzojë një kërkesë të 19 shteteve të drejtuara nga republikanët për të mbajtur në fuqi kufizimet në kufirin SHBA-Meksikë, që janë përdorur për të mos u dhënë mundësi qindra- mijëra emigrantëve të kërkojnë azil.

Por administrata kërkoi gjithashtu një javë kohë përpara se të shfuqizohet udhëzimi, i njohur si Titulli 42, për të lejuar një “tranzicion të rregullt në zbatimin e Titullit 8.”

“Qeveria e pranon se shfuqizimi i Titullit 42 ka të ngjarë të sjellë si rezultat në rritjen e përkohshme të kalimeve të paligjshme të kufirit,” thuhet në një dokument që administrate i dërgoi gjykatës.

“Qeveria në asnjë mënyrë nuk kërkon të minimizojë seriozitetin e këtij problemi. Por zgjidhja e këtij problemi të imigracionit nuk mund të jetë zgjatja pafundësisht e një mase të lidhur me shëndetin publik që të gjithë tani e pranojnë se nuk është më i justifikueshëm”, thuhet në dokument.

Administrata tha gjithashtu se qeveria është e përgatitur të mbështetet në ligjin e imigracionit që është miratuar nga Kongresi i njohur si Titulli 8 – autoriteti i imigracionit që ka qenë gjithmonë në fuqi.

Sipas këtij ligji, ata që mbërrijnë në kufi pa dokumente ose përpiqen të hyjnë në pikëkalime mund të kthehen mbrapsht pa qenë nevoja që çështja e tyre të vendoset nga një gjykatë imigracioni.

Megjithatë, nëse një migrant dëshiron të kërkojë azil, ai intervistohet nga një oficer azili përpara largimit ose dëbimit.

Ligji federal u lejon njerëzve nga vende të tjera të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara nëse kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre. Ata duhet të jenë të pranishëm në SHBA dhe të vërtetojnë se kanë arsye t’i druhen persekutimit për një nga pesë arsyet: raca, feja, kombësia, bindjet politike ose përkatësia në një klasë të caktuar shoqërore.

Titulli 42 hyri në fuqi gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump në fillim të pandemisë së koronavirusit. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thanë se masat nuk janë më të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik dhe administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se dëshiron t’i japë fund kësaj politike.

Related posts

Sulmi terrorist në Moskë, Republika Sërpska shpall ditë zie: Solidarizohemi me popullin mik të Rusisë

admin

Kurti: Kosova vendi më pro-evropian, por edhe më i izoluari

admin

Shefi i UNRWA-s: Ramazani vjen ndërsa uria ekstreme përhapet në Gaza

admin6