RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Administrata Trump ankimoi vendimin gjyqësor për rifinancimin e Universitetit Harvard

administrata-trump-ankimoi-vendimin-gjyqesor-per-rifinancimin-e-universitetit-harvard

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka paraqitur ankesë kundër një vendimi gjyqësor që riktheu financimin federal për Universitetin Harvard, i cili ishte pezulluar për shkak të akuzave për përhapje të antisemitizmit dhe njëanshmëri brenda institucionit.

Avokatët e administratës Trump njoftuan se çështja është dërguar në një gjykatë federale apeli, ndërsa ende nuk është caktuar data e seancës dëgjimore.

Më herët, administrata kishte vendosur kufizime që pengonin Harvardin, me seli në Kembrixh të Masaçusetsit, të përfitonte fonde federale për ndihma studentore. Po ashtu, ishin ngrirë rreth 2.6 miliardë dollarë grante federale dhe ishte hequr certifikimi që lejon studentët e huaj të studiojnë në SHBA.

Studentët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 27 për qind të totalit të studentëve të regjistruar në Harvard për vitin akademik 2024–2025 dhe janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetin.

Që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj universiteteve, duke kërcënuar me ndërprerje financimi federal për çështje të ndryshme, përfshirë protestat pro-palestineze kundër luftës në Gaza, si dhe politikat për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen. /mesazhi

Related posts

SHBA dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, shkak mbështetja që vendi i jep Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

admin

Fondi për të Drejtën Humanitare: Gjykimi në mungesë, kthesë e re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës

admin

Arabia Saudite kalon pragun bërthamor: marrëveshja që ndryshon balancën në Lindjen e Mesme

RTI