RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aeroporti i Londrës në kaos, anulon fluturimet e shkurtra

aeroporti-i-londres-ne-kaos,-anulon-fluturimet-e-shkurtra

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka anuluar shitjen e biletave për fluturimet e shkurtra nga aeroporti Heathrow në Londër për të lehtësuar udhëtimet shkaku i kërkesës së madhe dhe mungesës së punëtorëve.

Ndalimi i shitjes së biletave për fluturimet brenda Britanisë dhe nëpër Evropë do të zgjasë deri të hënën e javës së ardhshme. Megjithatë, udhëtarët mund të rezervojnë biletat për udhëtimet e shkurtra, të cilat do të mund të realizohen gjatë javës së ardhshme. Kompania britanike është arsyetuar se numri i udhëtarëve ditor në Heathrow pritet të jetë deri në 100 mijë deri më 11 shtator.

Aeroporti më i madh i Londrës i ka kërkuar kompanisë që të anulojë shitjen e biletave dhe të reduktojë numrin e fluturimeve. Numri i udhëtarëve në Heathrow dhe aeroportet tjera evropiane është ngritur shumë pas dy vjetësh me masa për mbrojtje nga pandemia, mirëpo aeroportet nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë fluksin shkaku i mungesës së stafit, të cilin e ka larguar gjatë pandemisë së koronavirusit. /koha

Related posts

Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit

admin

Kamioni godet për vdekje një këmbësor në Maxhunaj të Vushtrrisë, nuk ndalet në vendngjarje

Muhamet Ramadani

Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari

admin