RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrika e Jugut: Vendimi i GjND-së, një fitore për fëmijët dhe gratë e Gazës

afrika-e-jugut:-vendimi-i-gjnd-se,-nje-fitore-per-femijet-dhe-grate-e-gazes

Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola, theksoi se vendimi i marrë kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është fitore në aspektin e ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë në SABC, televizionin shtetëror të Afrikës së Jugut, ministri Lamola u shpreh se “vendimi i gjykatës është një fitore për njerëzit, fëmijët dhe gratë e Gazës në aspektin e ligjit ndërkombëtar”.

“Besoj se aktualisht Nelson Mandela po na buzëqesh nga varrin e tij”, deklaroi ministri Lamola i cili vuri theksin se vendimet e gjykatës për masat do të sjellin armëpushimin dhe do të zgjerojnë presionin mbi Izraelin.

Duke tërhequr vëmendjen se në gjykatë kanë shkuar për parimet që besojnë dhe se kanë marrë kërcënime, Lamola theksoi se kanë vepruar me fuqinë e dhënë nga anëtarët e qeverisë dhe populli.

Pasi u shpreh se vendimi i GjND-së mbart cilësinë si një mësim për komunitetin ndërkombëtar, Lamola shtoi se vetëm një shoqëri që vepron në bazë të ligjit, mund të ekzistojë.

Ministri Lamola bëri të ditur se janë të kënaqur nga vendimi dhe se nuk kanë përjetuar zhgënjim për shkak se nuk është vendosur armëpushimi.

Edhe lideri i Kongresit Kombëtar të Afrikës, Fikile Mbalula, theksoi se vendimi është një pikë kthese për ata që duan të shohin paqe në Palestinë.

Related posts

Hungaria s’do të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës! Orban: S’e konsideroj që Rusia do të vijë papritur dhe do të “gllabërojë” botën perëndimore

admin

Rama: KFOR-i është një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi

admin

Astronauti i Emirateve të Bashkuara Arabe fotografon Mekën nga stacioni hapësinor gjatë Haxhit

admin