RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencia e OKB-së: Ofensiva ushtarake në Rafah është një recetë për katastrofë

agjencia-e-okb-se:-ofensiva-ushtarake-ne-rafah-eshte-nje-recete-per-katastrofe

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) shprehu shqetësim të madh për ofensivën e mundshme ushtarake në Rafah në Rripin jugor të Gazës, duke e quajtur atë një “recetë për fatkeqësi”.

Me 1.4 milionë njerëz, shumica që jetojnë në strehimore të improvizuara, Rafah është pranë një katastofe të paparë më herët .

“Në Rafah, në Gazën jugore, ka 1.4 milionë njerëz – në dhjetëra kilometra – që jetojnë në rrugë në strehimore të improvizuara plastike”, tha Phillippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, në X. “Unë pothuajse jam mbetur pa fjalë,” shtoi ai.

Zyra për media e qeverisë së Gazës paralajmëroi për një “katastrofë dhe masakër globale” nëse Izraeli pushton Rafahun.

Rafah shërben si strehë për individët e zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.

Pavarësisht garancive për sigurinë në zonat jugore, banorët janë përballur me bombardime.

 

Related posts

“Asgjë për të fshehur në Spitalin Al-Shifa”, thotë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës

admin

Turqi: Arrestimi i ish-kryetarit të Parlamentit në Tunizi është shqetësues

admin

Gantz kërcënon të pushtojë Rafahun deri në Ramazan ‘nëse pengjet nuk lirohen’

rezart morina