RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agresioni rus, mbi 1 milion ukrainas shkuan në Gjermani më 2022

agresioni-rus,-mbi-1-milion-ukrainas-shkuan-ne-gjermani-me-2022

Raportohet se mbi 1 milion njerëz kanë shkuar nga Ukraina në Gjermani më 2022, duke e tejkaluar fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme më 2015, sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë.

Dy të tretat e migrantëve nga Ukraina kanë shkuar në Gjermani në tre muajt e parë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, përkatësisht në periudhën mars-maj të vitit të kaluar. Të dhënat janë publikuar pak para se lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – të mbushë një vit.

Duke përjashtuar personat që janë kthyer sërish në Ukrainë, numri i migrantëve ukrainas në Gjermani ka shkuar në 962.000 më 2022, më shumë se 834.000 persona që kanë shkuar nga Siria, Afganistani dhe Iraku në Gjermani, në periudhën 2014-2016, është thënë në raportin më të ri.

Këto shifra i kanë kthyer shtetasit ukrainas në popullatën e dytë më të madhe të migrantëve në Gjermani, pas turqve. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Related posts

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Pa’lestinë

admin

Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Duhet të përgatitim ushtrinë për betejë ndaj Rusisë, thotë gjenerali britanik

admin